Yamal fanastik, Barcelona fiton në frymën e fundit ndaj Levante falë një autogoli (video)

Barcelona ka marrë një fitore shumë të vështirë 2-3 në transfertë ndaj Levante. Pjesa e parë foli e gjitha për vendasit. Levante e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë. Fillimisht, Romero zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të. Pasi mori një top të bukur nga Toljan, sulmuesi i Levantes shmangu bukur Pau Cubarsi dhe u tregua më i shpejtë se Ronald Araujo, duke dërguar topin në portën e Joan Garcia.

Në fund të pjesës së parë, në minutat shtesë, vendasit fituan një penallti, pas ndërhyrjes së VAR, për prekje të topit me dorë nga Alejandro Balde brenda zonës.

Jose Morales tregohet i saktë nga pika e bardhë, Levante e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë 2-0. Katalanasit e nisin shumë mirë pjesën e dytë, duke shënuar dy gola për më pak se tre minuta dhe duke barazuar shifrat 2-2.

Në minutën e 48-të, Pedri ngushton fillimisht shifrat me një gol spektakolar nga distanca. Pa kaluar tre minuta, Barcelona barazon shifrat me Ferran Torres, i cili shënon pas krosimit të Raphinha nga goditja e këndit.

Goli i përmbysjes së madhe për Barcelonën do të vinte në minutën 90+1, ku një krosim i Lamine Yamal për Ferran Torres do të devijohej në portën e tij nga mbrojtësi i Levantes, Elgezabal U. Rezultati përfundimtar, 2-3 për Barcelonën.

SHIKOGOLIN2

SHIKOGOLINEIVANROMERO

SHIKOGOLINPEDRI

SHIKOGOLINETORRES

SHIKOAUTOGOLIN

The post Yamal fanastik, Barcelona fiton në frymën e fundit ndaj Levante falë një autogoli (video) appeared first on Telesport.