Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka reaguar së fundmi përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shprehu pakënaqësinë e saj për mungesën e energjisë elektrike në Lipjan.
Në videon e saj, ajo tregoi se trajtimi i saj i manikyrit u ndërpre në mes për shkak të ndërprerjes së rrymës dhe e lidhi këtë situatë me rezultatet e fundit të zgjedhjeve dhe qeverisjen aktuale.
“Dje fitoi Vetëvendosja, sot jemi pa rrymë në Lipjan, më kanë mbetur thonjtë në gjysmë. Faleminderit shumë juve që e keni votuar Vetëvendosjen, ja rezultati. Mos më thoni pastaj jo rryma, jo shëndetësia e keqe, jo shkollimi i keq, faleminderit qeverisjes. Ju e keni votuar, juve ju bëftë mirë kulaçi”, u shpreh ajo.
Reagimi i Xhulit ka ngjallur debat në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në komente. Disa i kanë dhënë të drejtë, duke kritikuar situatën me energjinë elektrike në vend, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar reagimin e saj si të tepruar.
Përndryshe, sipaps rezultateve të deritanishme, të bëra të ditura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjekti fitues i këtyre zgjedhjeve vazhdon të mbetet Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga PDK në vend të dytë, LDK në vend të tretë dhe AAK-Nisma në vend të katërt.