Xhudistja Flaka Loxha, i sjell medalje të artë Kosovës

Xhudistja Flaka Loxha i ka siguruar një medalje të artë Kosovës, në Kupën Europiane të xhudos për juniorë “Sarajeva 2019”, përcjell fokusi.info.

Përmes njoftimit në Facebook, trajneri Driton Kuka ka thënë se Flaka u zgodh fituese në kategorinë 57 kilogram.

Në gjysmëfinale, ajo mposhti serben Marica Perisiq, e më pas në luftën për medaljen e artë, mposhti holandezen Van de Meeberg.

“Performancë e mirë dhe premtuese për Evropianin dhe Botërorin U21”, ka shkruar Kuka.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10217134713897887&set=a.10200717797685242&type=3&theater