Xhihadi Islamik Palestinez mbështet vendimin e Hamasit për të negociuar një armëpushim në Gaza

Xhihadi Islamik Palestinez njoftoi të premten në mbrëmje se mbështet vendimin e Hamasit – aleatit të tij në luftën me Izraelin – për të filluar negociatat që synojnë arritjen e një armëpushimi, ndërsa kërkoi “garanci” se kjo do të çojë në një armëpushim përfundimtar.

“Ne i kemi paraqitur Hamasit pika specifike në lidhje me mekanizmin për zbatimin e propozimit (për një armëpushim nën kujdesin e Uashingtonit të marrë) nga ndërmjetësit (domethënë Egjipti dhe Katari) dhe po kërkojmë garanci shtesë për të siguruar që Izraeli nuk do t’i përsërisë sulmet e tij pas lirimit të pengjeve të mbetura në Rripin e Gazës “, tha në një deklaratë Xhihadi Islamik Palestinez.

“Hamasi u konsultua me ne në lidhje me marrëveshjen e armëpushimit dhe përgjigjja jonë karakterizohet nga përgjegjësia. Ne dëshirojmë të ecim drejt një marrëveshjeje”, thuhet në deklaratën e lëshuar menjëherë pasi Hamasi njoftoi se është gati “të marrë pjesë menjëherë” në negociatat që synojnë arritjen e një armëpushimi bazuar në planin amerikan të paraqitur nga ndërmjetësit./Balkanweb