Xherdan Shaqiri, lojtari i tetë në botë për krijimin e rasteve për gol! Podiumi: Barça-Real

Sipas një analize të fundit nga Observatori i Futbollit, Xherdan Shaqiri është një nga dhjetë futbollistët më të mirë në botë për krijimin e rasteve për gol.

Kriteri që mat aftësinë e lojtarëve për të krijuar raste të pastra goli është pika e fortë e lojtarit me origjinë shqiptare, ish-kampion Europe me Bayern.

Shaqiri ka grumbulluar 91.5 pikë, duke u pozicionuar në vendin e tetë në renditje. Pra, bëhet fjalë për umrin e pasimeve që çojnë në goditje drejt portës, vlerën e pritshme të golit të asaj goditjeje, si dhe rastet kur pas pasimit, maksimumi një mbrojtës kundërshtar ndodhet më afër portës se topi.

I pari në listë është Lamine Yamal, ndjekur nga Arda Guler, Raphinha, Salah dhe De Bruyne. Lista më pas vijon me Bernardo Silva dhe Cole Palmer.

The post Xherdan Shaqiri, lojtari i tetë në botë për krijimin e rasteve për gol! Podiumi: Barça-Real appeared first on Telesport.