Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother – e përmend edhe Gjestin

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka folur për herë të parë për Gjestin.

Në emisionin “Kosova today”, ish-banorja u shpreh e prerë se me ish të dashurin e saj, nuk do të ketë asnjë përballje në Big Brother VIP Albania.

Për disa ditë me radhe në portale ka qarkulluar lajmi se Xheneta do të futet brenda BBVAL për një takim me Gjestin, por ish-banorja e ka mohuar këtë gjë, madje tha se artisti është njeriu i fundit që ajo do ketë kontakt me të.

Mes tjerash, finalistja e këtij reality shou tha: “Unë kam zgjedhur që të jem aty Xheneta e vërtetë, edhe kur kam qesh e qarë, në disa raste kam eskaluar edhe kam bërë gabime. Nuk është se kisha ndryshuar diçka shumë të madhe, fjalori pak disa ofendime”.

Xheneta shton gjithashtu se kur doli është zhgënjyer nga disa persona.