Xheneta Fetahu reagon pasi u akuzua për ndjekës të blerë: Nëse e gjen një, do ta falë gjithë Instagramin

Modelja dhe influencuesja Xheneta Fetahu ka reaguar pa dorashka ndaj një komenti të lënë nga një ndjekëse në rrjetet sociale, e cila e akuzoi se kishte blerë ndjekës në Instagram.

“Sa ndjekës i ke blerë?”, ishte komenti provokues që i është lënë në një nga postimet e saj, duke ngjallur menjëherë reagimin e Xhenetës.

Pa hezitim, ajo u përgjigj publikisht: “Nëse e gjen vetëm një që e kam blerë, ka me ta fal krejt Instagramin tim”.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo deklaratë e prerë dhe e drejtpërdrejtë e modeles është parë si një premtim ironik por i sigurt nga ana e saj, duke lënë të kuptohet se numri i madh i ndjekësve të saj është i arritur natyrshëm dhe pa manipulime.

Reagimi i saj ka marrë mbështetje nga shumë ndjekës, të cilët e kanë përgëzuar për mënyrën e sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me të cilën përballoi komentet negative.

Nuk është hera e parë që Xheneta përballet me kritika apo dyshime në rrjete sociale, por mesa duket, nuk nguron të mbrojë veten dhe imazhin e saj publik sa herë është e nevojshme.

Krahas kësaj, bukuroshja ka sfiduar veten edhe në aktrim ku po vazhdon me xhirimet e serialit të ri. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xheneta Fetahu (@xhennetafetahuu)