Influencerja Xheneta Fetahu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj pasi ka publikuar një video të re në TikTok, të shoqëruar me një përshkrim që ka ngritur shumë pikëpyetje.
Ajo ka zgjedhur të dërgojë një mesazh të drejtpërdrejtë, por të pa-adresuar ndaj askujt konkret.
“Nuk kam faj suksesi im që ju djeg, problemi jeni ju, jo unë”, ka shkruar Fetahu.
Foto: TikTok
Edhe pse videoja është pritur me reagime të shumta, nuk dihet se për kë saktësisht e ka pasur fjalën influencerja.
Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta, me shumë prej tyre që kanë tentuar të zbulojnë se kush mund të jetë ‘shënjestra’.
Xheneta njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale dhe shpesh ka bërë deklarata që kanë gjeneruar diskutime.
Kësaj radhe, ajo ka zgjedhur të mos japë sqarime shtesë, duke lënë hapësirë për interpretime. /Telegrafi/












