Xhelal Sveçlës i dalin udhëtime jashtë vendit sa herë që ka seanca gjyqësore

Edhe në seancën e sotme të 16 janarit 2026, Sveçla nuk është paraqitur në seancë dhe sipas ekipit të Nacionales në sallën e seancës gjyqësore, gjyqtari i lëndës ka thënë se ‘Sveçla ka dërguar një e-mail me aviobiletë’ – që nënkupton dëshminë se ministri në detyrë nuk ndodhet në Kosovë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ashtu si në seancën e 31 tetorit 2025, nuk është paraqitur as sot (më 16 janar 2026) në seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës më 2018.

Gjyqtari i lëndës së hedhjes së gazit lotsjellës Sabit Sadikaj, që ka nën akuzë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët dyshohet se hodhën gaz lotsjellës në një seancë të jashtëzakonshme të vitit 2018, paralajëmroi urdhërarrest dhe kërkesë për caktim të paraburgimit – në rast se të dyshuarit nuk do të paraqiteshin në seancë.

Pasi i pandehuri Xhelal Sveçla e ka njoftuar gjykatën me shkrim duke arsyetuar mungesën, për seancën e sotme gjyqtari merr aktvendim seanca e sotme nuk mbahet, e njëjta do të shtyhet… për 16 janar. Te Sveçla gjykata dërgon ftesë të rregullt. Secila palë që mungon, ndaj asaj pale të lëshohet urdhërarrest dhe kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, pati thënë gjyqtari Sabit Sadikaj.

Mungon Xhelali: Në seancën e gazit lotsjellës shkojnë veç Sali Zyba, Fitore Pacolli dhe Drita Millaku

Xhelal Sveçla, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme, nuk u paraqit as herën e parafundit e as sot në seancë.

Herën e kaluar, avokati i tij Laur Preni, deklaroi se mungesa e Sveçlës ishte shkaku i një udhëtimi zyrtar.

“Sipas informatave që kam, ministri është në udhëtim zyrtar. Nuk di më shumë” – pati deklaruar avokati Preni.

Edhe në seancën e sotme të 16 janarit 2026, Sveçla nuk është paraqitur në seancë dhe sipas ekipit të Nacionales në sallën e seancës gjyqësore, gjyqtari i lëndës ka thënë se ‘Sveçla ka dërguar një e-mail me aviobiletë’ – që nënkupton dëshminë se ministri në detyrë nuk ndodhet në Kosovë.

Deputetët që u paraqitën sot në seancë gjyqësore janë Fitore Pacolli, Sali Zyba dhe Drita Millaku.

Sipas aktakuzës së ngritur për rastin, më 21 mars të 2018-s, nga ora 12:10 e deri në 15:40, të tre të akuzuarit kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit, ku ka qenë duke u mbajtur seancë plenare lidhur me votimin e demarkacionit me Malin e Zi. Në aktakuzë thuhet po ashtu se si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët janë detyruar që ta lirojnë sallën e Kuvendit, me ç’rast është pamundësuar vazhdimin e seancës. Gazi lotsjellës është përdorur gjatë seancës së jashtëzakonshme.