Granit Xhaka është zyrtarisht lojtar i Sunderland. Mesfushori 32-vjeçar, që kishte qenë edhe në radarët e Milanit, ka nënshkruar për 3 sezone me “Black Cats” dhe do të veshë fanellën me numrin 34.
Ja fjalët e para të kapitenit të Zvicrës pas prezantimit: “Jam shumë krenar që ndodhem këtu. Që kur fola me klubin, ndjeva menjëherë energjinë dhe mentalitetin që kanë njerëzit dhe lojtarët këtu. Është pikërisht ajo që kërkoja. Kam një ndjesi shumë pozitive. Jemi kthyer aty ku klubi meriton dhe duam të qëndrojmë për të shkruar historinë tonë.
Misioni im? Jam gati ta ndihmoj skuadrën me përvojën dhe cilësitë që posedoj. Duhet të përshtatemi në fushë, por nuk e shoh si problem. Kam pritur gjatë për këtë moment. Tani jam këtu dhe mezi pres të nis nga puna”.
Drejtori sportive, Kristjaan Speakman nënvizoi: “Jemi shumë të lumtur që mirëpresim Granitin dhe familjen e tij. Ky është përforcim i rëndësishëm dhe pasqyrë e ambicieve tona për të ndërtuar një skuadër krenarie në Premier League. Xhaka është një lojtar i nivelit të lartë, brenda dhe jashtë fushës, perfekt për profilin që kërkojmë. Mezi presim ta shohim në veprim”.
The post Xhaka “përqafon” Sunderland: Saktësisht ajo që doja, ndjeva energjinë dhe mentalitetin appeared first on Telesport.