Granit Xhaka është afër largimit nga Bayer Leverkusen në këtë merkato për t’u transferuar në Serie A, por jo në Milan.
Gjatë disa javëve të fundit ka pasur një flirt mjaft të rëndësishëm midis futbollistit zviceran dhe klubit kuqezi, por muri i ngritur nga Bayer Lerverkusen padyshim i ka komplikuar diskutimet deri në atë pikë sa i ka zbehur ato.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, Milan-i mbetet vigjilent ndaj 32-vjeçarit, i cili megjithatë duket i destinuar të veshë fanellën e një tjetër ekipi të madh të Serie A.
Sipas Tuttosport, emri i Granit Xhakës është shfaqur edhe për mesfushën e Juventus-it.
Bardhezinjtë mund të fidojë Milan-in në garën për Xhakën, edhe nëse Djalli duket se është tërhequr pas “jo”-ve të vazhdueshme nga Bayer Leverkusen.
Zonja e Vjetër mund të këmbëngulë pak më shumë te mesfushori zviceran, falë nevojës për të përforcuar mesfushën me cilësi dhe eksperiencë.
Qoftë Milan-i apo Juventus-i, pozicioni i Aspirinave nuk ndryshon:
Xhaka nuk është në shitje, dhe për këtë arsye ose shkruhet një çek prej të paktën 18 milionë eurosh (minimumi 15), ose mesfushori nuk largohet nga Gjermania, edhe sepse pavarësisht presionit të Milan-it në javët e fundit, ai kurrë nuk ka treguar dëshirën për t’u larguar.
The post Xhaka në Serie A, por jo te Milan-i: ja ku do të luajë appeared first on Telesport.