Milani thuhet se ka arritur një marrëveshje me mesfushorin e Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, për një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon.
Sipas Calciomercato.com, mesfushori me përvojë ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon plus shtesa, transmeton GazetaBlic Sport.
Rossonerët tani duhet të negociojnë me Bayer Leverkusen, të cilët tashmë kanë humbur Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong te Liverpool dhe Jonathan Tah te Bayern Munich.
Sipas raportit, Milani synon t’i ofrojë 10 milionë euro Bayer për t’i bindur ata që ta shesin Xhakën.
/GazetaBlic Sport/
The post Xhaka pranon kushtet e transferimit tek Milan, ka marrëveshje me skuadrën italiane appeared first on GazetaBlic.