Xhaka në mëdyshje për të pranuar ofertën e klubit arab, shqiptarin e kërkojnë në Premier League

Granit Xhaka është një nga emrat më të kërkuar në këtë merkato. Për mesfushorin shqiptar ka interes nga klubet e mëdha të Serisë A si Juventus, Milan dhe Inter, nga dy klubet kryesore të Turqisë, Fenerbahce dhe Galatasaray, nga liga arabe Neom SC dhe së fundmi nga Sunderland.

Klubi i rikthyer këtë vit në Premier League, i ka ofruar mesfushorit shqiptar një kontratë 3-vjeçare sipas asaj që raporton “Sky Sport”. Xhaka ka qenë më parë pjesë e Premier League, ku ka luajtur për 7 sezone tek Arsenal dhe padyshim ky do të ishte një rikthim i bujshëm në Angli.

Mesfushori shqiptar është ende në mëdyshje për të pranuar ofertën e majme e ardhur nga klubi arab, që i jep 10 milionë euro rrogë në sezon, apo të rikthehet në Premier League. Brenda muajit korrik, Granit Xhaka do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij, duke parë sa shumë klube që e duan. Nuk përjashtohet as mundësia për të vazhduar te Leverkusen, të paktën edhe për një sezon.

The post Xhaka në mëdyshje për të pranuar ofertën e klubit arab, shqiptarin e kërkojnë në Premier League appeared first on Telesport.