Xhaka, mesfushori i tretë më me ndikim në botë

Futbollisti i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, zë një pozitë të shkëlqyer në renditjen e mesfushorëve më me ndikim në botë për edicionin 2024/2025.

Sipas statistikave të Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES), Xhaka renditet i treti në listën e mesfushorëve më me ndikim nga 60 kampionate në të gjithë botën.

Nga 100 pikët e mundshme, Xhaka ka 94.1 për qind të saktësisë në goditje, pasime, driblime, krijimin e rasteve, përfundimin e aksioneve dhe duelet ajrore. Janë vlerësuar edhe rezultatet e ekipit dhe minutat e luajtura.

Para tij janë Pedri i Barcelonës dhe Joshua Kimmich i Bayernit