Xhaka e nis me këmbë të mbarë me Sunderland, fitore bindëse e Tottenham. Brighton surprizohet në fund (video)

Janë luajtur 3 ndeshjet e radhës për javën e parMiqtë barazuan shifrat me Rodrigo Muniz në minutën e 97-të, minuta e fundit shtesë. të Premier League. Pasi humbi finalen e Superkupës së Europës në mënyrë dramatike ndaj PSG-së, Tottenham e ka nisur sezonin e ri në Premier League me fitore bindëse.

Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank fitoi 3-0 në fushën e tij, me dy golat e shënuar nga Richarlison 10′, 60′ dhe Brendan Johnson 66′. SHIKOGOLATENDESHJESKETU

Granit Xhaka e ka nisur me fitore rikthimin e tij dhe të Sunderland në Premier League. Sunderland fitoi në fushën e saj 3-0 ndaj West Ham. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Në pjesën e dytë, vendasit gjetën tre herë rrjetën me Mayenda 6o’ , Ballard 73′ dhe Isidor 92′. SHIKOGOLATENDESHJESKETU

Brighton barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Fulham. Matt O’Riley zhbllokoi rezultatin me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55-të. Miqtë barazuan shifrat me Rodrigo Muniz në minutën e 96-të, minuta e fundit shtesë. SHIKOGOLAT

Në orën 18:30, luhet ndeshja e fundit për sot mes Wolves dhe Man. City. Ndërsa në drekë, Aston Villa dhe Newcastle barazuan pa gola mes tyre.

The post Xhaka e nis me këmbë të mbarë me Sunderland, fitore bindëse e Tottenham. Brighton surprizohet në fund (video) appeared first on Telesport.