Janë mbyllur 45 minutat e para në dy sfidat që po luhen aktualisht në Premier League, të vlefshme për javën e shtatë.
Në “Old Trafford”, Manchester United është duke udhëhequr 2-0 ndaj Sunderlandit të Xhakës. Në minutën e 8-të, Mbeumo fut një top të bukur brenda në zonë, aty Mason Mount tregon klasin e tij, duke shënuar një gol tejet të bukur.
Në minutën e 30-të, blerja e bujshme e verës, Benjamin Sesko, dyfishoin shifrat pas një topi të gjatë të ardhur nga rivënia anësore nga Diogo Dalot. Në minutat shtesë, arbitri kryesor i takimit dha fillimisht penallti për Sunderland, pas ndërhyrjes së ashpër të Sesko brenda zonës.
Ndërhyn VAR, arbitri shkon të shikojë pamjet në ekran, arbitri Stuart Attwell anullon vendimin e mëparshëm për penallti dhe vazhdon lojën normalisht. “Djajtë e Kuq” e mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë 2-0.
Në “Emirates”, Arsenal është duke fituar në derbin londinez ndaj West Ham 1-0. Ishte Declan Rice që zhbllokoi shifrat në minutën e 38-të, pasi tentativa e parë nga Eberechi Eze u ndal nga portieri i miqve, Areola, por jo e dyta, ku mesfushori i “Topçinjve” dërgoi topin në rrjetë.
Lajmi i keq për Arsenalin është dëmtimi i Martin Odegaard, i dyti për këtë fillim sezoni. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të norvegjezit, por shumë i pafat këtë sezon.
The post Xhaka dhe Sunderland dorëzohen në “Old Trafford”, Arsenal e ka keq punën me dëmtimet (video) appeared first on Telesport.










