Xhaka asist por Wirtzi ylli i mbrëmjes në trilerin Zvicër-Gjermani

Gjermania e ka mundur Zvicrën në një vërshim golash prej 3-4 në miqësoren e sontme.

Dan Ndoye kaloi helvetët në epërsi në minutën e 17-të pas asistimit të Granit Xhakës.

Qendërmbrojtësi Jonathan Tah barazoi shifrat në minutën e 26-të teksa Breel Embolo ktheu avantazhin në minutën e 41-të.

Por Serge Gnabry barazoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë duke çuar skuadrat në pushim të pjesëve,

Florian Wirtz solli epërsinë e parë në ndeshje për kampionin e katërfishtë të botës në minutën e 61-të.

Joel Monteiro barazoi për 3-3 por ylli i Liverpoolit e kishte ndarë mendjen të dilte nga stadiumi me fitore dhe shënoi golin e tij të dytë dhe të fitores për gjermanët në minutën e 85-të.