Xhaferi udhëheq seancën në gjuhën shqipe, kundërshtohet nga opozita maqedonase

Seancën e sotme për pyetjet e deputetëve kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, e filloi në gjuhën shqipe, ndërsa kundër kësaj ka dalur partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.
Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, tha se me përdorimin e gjuhës shqipe në Kuvend shkelen ligjet dhe Rregullorja e punës së Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.