Profesori i Studimeve Islame, Xhabir Hamiti ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri në lidhje me rastin e mosvarrimit të një nëne për shkak se djali i saj me gjendje të rëndë sociale nuk e kishte paguar anëtarësinë të raportuar në lajmet qendrore të RTK-së.
Lexojeni reagimin e plotë të Xhabir Hamitit:
KTHENJA NJERIT PARATË !
Nese ketij burri, zyrtaret e Keshillit te Bashkesise Islame ne Vushterri ia kane marr 417 Euro si kusht per ta varrosur nenen e tij, duke e ditur se ai eshte ne gjendje te rende sociale, e kane bere gjestin me te ulet te mundshem njerezor.
Ajo çfare duhet te bejne zoterite e ketij Keshilli, eshte qe menjehere t’ia kthejne parat ketij burri dhe ti kerkojne falje.
Nese ngjarja eshte krejte keshtu sic edhe u tha ne lajmet e RTK-se, kjo eshte marri dhe ne te njejten kohe idiotizem !