Pas shkarkimit të Thomas Frank paraditen e sotme, për shkak të rezultateve të doëbta të javëve të fundit në Premier League, Tottenham po shqyrton disa emra për të gjetur mes tyre trajnerin e ri.
Mediet angleze bëjnë me dije se emri i parë në listën e londinezëve është pikërisht ai i Xavi Hernandez, spanjolli ka qëndruar pushim që pas largimit nga Barcelona.
Për Xavi-n, ka pasur interes edhe më parë nga ekipe të ndryshme në Premier League, por ai nuk ka pranuar, duke besuar që nuk ishte projekti i duhur për të. Sipas raportimeve të ndryshme, Xavi kërkon një projekt afatgjatë dhe mbi të gjitha të jetë ai njeriu kryesor që do të vendosë për afrimet dhe largimet në merkato.
Përveç Xavi Hernandez, një tjetër emër që po përmendet së fundmi është edhe Roberto De Zerbi, i sapo larguar nga Olimpique Marseille, po për rezultate të dobëta.
The post Xavi, trajneri i ri i Tottenham? Spanjolli ka një kusht të panegociueshëm për londinezët appeared first on Telesport.










