Xavi Simons “tradhton” Tottenham, holandezi nuk pyet as për shokun e kombëtares (video)

Pjesa e parë mes Tottenham dhe Liverpool është mbyllur në barazim pa gola, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të në Premier League. Vendasit kanë mbetur me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Xavi Simons.

Holandezi u ndëshkua me karton të kuq pas sinjalizimit të VAR, për një ndërhyrje të rrezikshme me takë nga pas ndaj Virgil van Dijk, në minutën e 32-të. SHIKOGOLAT

Rezultati mbeti i njëjtë, 45 minutat e para mbyllen 0-0. Në pjesën e dytë, Liverpool do të kërkojë të përfitojë nga avantazhi numerik dhe të marrë tre pikët nga ky takim.

The post Xavi Simons “tradhton” Tottenham, holandezi nuk pyet as për shokun e kombëtares (video) appeared first on Telesport.