Xavi Simons nuk do vijë te Barcelona, ylli holandez ndryshon mendje dhe merr vendimin surprizë

Ditët e fundit është përfolur shumë për një rikthim të Xavi Simons te Barcelona. Madje, ka pasur një takim mes Deco-s dhe përfaqësuesve të lojtarit. Por, rikthimi i mundshëm i Xavi Simons te Barcelona nuk do të ndodhë, të paktën këtë verë.

Fabrizio Romano raporton se 22-vjeçari ka vendosur përfundimisht të largohet nga Leipzig këtë verë, por dëshiron të transferohet në Premier League. Edhe pse ende nuk ka asnjë ofertë konkrete nga klubet e mëdha angleze, Xavi Simons mendon se Chelsea ose Arsenal do ishite destinacioni i duhur për të. Për lojtarin ka pasur interes edhe nga Bayern, por ai ka vendosur të vazhdojë karrierën vetëm në Angli.

Duke qenë se Leipzig nuk do luajë në kompeticionet europiane në sezonin e ri, kjo është arsyeja kryesore pse Xavi Simons të largohet nga klubi i Bundesligës. Në 76 ndeshje me Leipzig, holandezi shënoi 22 gola.

Kontrata aktuale me Leipzig skadon në qershorin e vitit 2027 dhe klubi gjerman ka vendosur një shifër 70-75 milionë euro për të lënë të lirë yllin holandez. Kujtojmë se Leipzig bleu përfundimisht kartonin e lojtarit nga PSG gjatë merkatos së janarit për 50 milionë euro.

The post Xavi Simons nuk do vijë te Barcelona, ylli holandez ndryshon mendje dhe merr vendimin surprizë appeared first on Telesport.