Edhe pse Leipzig bleu përfundimisht kartonin e Xavi Simons për 50 milionë euro në merkaton e janarit të këtij viti, holandezi ka vendosur të largohet përfundimisht nga klubi i Bundesligës. Arseyja kryesore e këtij vendimi është fakti që Leizig mbeti jashtë Kupave të Europës për sezonin e ri, ndaj Xavi Simons ka vendosur të largohet.
Për 22-vjeçarin holandez ka pasur interes nga disa ekipe të mëdha si Bayern e Barcelona, por sipas BILD, lojtari ka kërkuar nga agjenti i tij Ali Barat, të nisë negociatat me Chelsea-n. Edhe pse deri më sot, të paktën publikisht nuk ka pasur interes konkret nga “Blutë” për yllin holandez, ai është i bindur që do jetë pjesë e rëndsishme për londinezët, ndaj ka kërkuar transferimin te ky klub.
Sipas raportimit në fjalë, Leipzig është i vendosur për të lejuar largimin e yllit holandez, vetëm për shifrën 80 milionë euro. Pikërisht kjo shifër e kërkuar nga klubi i Bundesligës largoi Bayern dhe Barcelonën nga interesi për anësorin 22-vjeçar, i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues.
The post Xavi Simons i “jep duart” Leipzig-ut, holandezi drejt transferimit te londinezët. Ja detajet appeared first on Telesport.