Real Madrid e nisi vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e mposhtur Real Betis 5-1 dhe duke e lënë trajnerin Xabi Alonso më shumë se të kënaqur. Trajneri vlerësoi veçanërisht performancën e Gonzalo Garcia, i cili shënoi një tregolësh në Bernabéu.
Xabi Alonso theksoi: “Tregoi përkushtim dhe pjekuri si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Gonzalo luajti një ndeshje ëndrrash. Mund ta shihni që ai donte të shënonte dhe puna e përditshme ia vlen. Është i rëndësishëm zhvillimi i lojtarëve të rinj të klubit”.
Kjo pikë u përforcua më tej nga vëzhgimi se të pesë golat kundër Betis u shënuan nga lojtarë të rinj. “Kjo është një statistikë fantastike“, tha më tej Alonso, që gjithashtu mbrojti Vinicius, i cili u fishkëllye përsëri në Bernabéu.
“Ai dha shumë, hyri mirë në lojë dhe ishte vendimtar. Ai do të jetë vendimtar për Superkupën. Menaxhimi i tij, Rodrygo dhe pjesës tjetër të sulmit, është pjesë e një strategjie. Kemi shumë lojtarë kyç. Unë vendos ndeshje pas ndeshjeje, duke kërkuar ekuilibrin dhe performancat e ekipit“, tha Xabi Alonso.
The post Xabi Alonso u gëzohet lojtarëve të rinj: I rëndësishëm zhvillimi i tyre, për Garcia ishte një ndeshje ëndrrash appeared first on Telesport.










