Xabi Alonso reagon për gjestin e Vinicius Junior, paralajmëron brazilianin: Do flasim privatisht

Në konferencën për shtyp pas fitores 2-1 në “El Clasico”, Xabi Alonso ndër të tjera u ndal dhe të reagimi aspak normal i Vinicius Junior në momentin e zëvendësimit në minutën e 72-të. Braziliani nuk e priti aspak mirë vendimin e Xabi Alonso dhe u largua i acaruar direkt drejt dhomës së zhveshjes.

“Më lejoni të përqendrohem te gjërat e bukura, te gjërat e mira. Ne ia dolëm mbanë shumë mirë dhe Vini ishte një pjesë e madhe e kësaj, ai ia doli shumë mirë. Do të flasim për reagimin e tij, me siguri do ta bëjmë… do ta bëjmë privatisht. Tani dua vetëm të përqendrohem te gjërat e mira”, tha Alonso.

Gjithashtu, Alonso nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve mbi komentet dhe deklaratat e Lamine Yamal para supersfidës. “A u motivuam nga fjalët e Lamine Yamal? Nuk kishim nevojë, të motivuar ishim dhe e dinim sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje. Kjo fitore vlen më shumë se tre pikë”, shtoi Alonso.

The post Xabi Alonso reagon për gjestin e Vinicius Junior, paralajmëron brazilianin: Do flasim privatisht appeared first on Telesport.