Xabi Alonso pranë rikuperimit të kapitenit, refuzon çdo ofertë për të qenë sërish lider me “los blancos”

Dani Carvajal po kthehet. Është çështje ditësh tani para se të rikuperohet plotësisht nga dëmtimi i gjurit të djathtë pas më shumë se dy muajsh mungesë, siç është edhe objektivi i vetëm aktual i spanjollit 33-vjeçar të Real Madrid.

Shqetësimi i tij i vetëm është të qëndrojë i shëndetshëm dhe në formë të mjaftueshme për të ndihmuar skuadrën e Xabi Alonso. Sipas “MARCA”, lojtari synon të jetë gati për Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.

Por ka edhe një detaj tjetër, pasi kontrata e kapitenit skadon më 30 qershor. Lojtari e di që klubi madrilen e vlerëson dhe me shumë gjasa do t’i ofrojë mundësinë e zgjatjes së kontratës së tij për një sezon tjetër.

Do të jetë trupi i tij ai që do të vendosë, por tani që është në sezonin e tij të trembëdhjetë radhazi me Real Madrid, përparësia e tij e vetme është klubi. Carvajal dëshiron të jetë i rëndësishëm në fushë.

Carvajal është më shumë sesa thjesht një lojtar dhe ekziston komunikim dhe besim i plotë midis dy palëve për të ardhmen e tij. Edhe pse ende nuk është arritur një marrëveshje rinovimi.

Mbrojtësi spanjoll ka marrë oferta për një transferim të lirë këtë verë, disa prej të cilave konsiderohen të rëndësishme për shkak të shifrave, por ai kurrë nuk i ka pranuar ato dhe as nuk ka dashur ndonjëherë të negociojë.

The post Xabi Alonso pranë rikuperimit të kapitenit, refuzon çdo ofertë për të qenë sërish lider me “los blancos” appeared first on Telesport.