Xabi Alonso piketon mesfushorin që i mungon Real Madridit. Dërgon “spiunin” në Holandë

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që bëri Real Madrid këtë verë, si Alexander Arnold, Dean Hujisen, Alvaro Carreras, Franco Mastantuono, Xabi Alonso kërkoji dhe një përforcim në mesfushë, gjë që nuk u realizua.

Megjithatë, trajneri bask e ka piketuar që tani lojtarin e ri ideal që i mungon mesfushës madrilene. Kees Smit, mesfushori premtues holandez që luan për AZ Alkmaar, 19 vjeç, është objektivi i ri i drejtuesve të Real Madrid.

Sipas asaj që raporton “Defensa Central”, më kërkesë të Xabi Alonso, Juni Calafat, personi përgjegjës për rrjetin ndërkombëtar të vëzhgimit të Real Madridit, do të monitorojë nga afër progresin e Smit në muajt e ardhshëm. Plani është të vlerësohet performanca e tij në ndeshjet me intesitet të lartë, veçanërisht kundër ekipeve kryesore në Holandë dhe garat evropiane.

Në fund të sezonit, në bazë të raportit të “spiunit” që Real Madrid do dërgojë enkas në Holandë, Xabi Alonso bashkë me pjesën tjetër të stafit do vendosin nëse do transferohet djaloshi i ri holandez apo jo.

The post Xabi Alonso piketon mesfushorin që i mungon Real Madridit. Dërgon “spiunin” në Holandë appeared first on Telesport.