Xabi Alonso u paraqit pas humbjes ndaj Celta i zhgënjyer dhe i shqetësuar: “Të gjithë jemi të zemëruar. Nuk ishte ndeshja dhe rezultati që donim”. Ai pranoi se dëmtimi i Militaos që në fillim “na dëmtoi shumë dhe na kushtoi nga ana emocionale, duke na detyruar ta përshtasin planin taktik”.
Me vetëm 2 fitore në 7 ndeshjet e fundit, theksoi: “Duhet ta kthejmë faqen sa më shpejt. Ka ende shumë kampionat, te dera kemi ndeshjen e Champions-it me City për të reaguar”. Për lojën: “Na munguan gjëra, dëmtimet po na penalizojnë. E mira ishte kur mbetëm me 10 lojtarë”.
Për zgjidhjet: “Duke qenë të gjithë bashkë, situata mund të përmbyset”. Për Champions-in: “Të mërkurën duam 3 pikët, të tregojmë se mund të luajmë shumë më mirë”. Për arbitrimin: “Vendimet e arbitrit na çorientuan. Përjashtimi dhe kartonët ishin të diskutueshëm. Nuk më pëlqeu arbitrimi. Megjithatë, mendojmë për të mërkurën dhe shohim përpara”.
Carvajal shpërtheu kundër arbitrimit: Tregoni këtë nivel dhe pastaj qani në konferenca për shtyp…
The post Xabi Alonso, pas humbjes ndaj Celta: Na nxorën nga vetja vendimet e arbitrit appeared first on Telesport.











