Xabi Alonso nuk pret fundin e sezonit, zbulon destinacionin e tij të ardhshëm si trajner

Pas shkarkimit të befasishëm nga Real Madrid, Xabi Alonso pati disa oferta nga klube dhe liga të ndryshme, por të gjitha i refuzoi duke vendosur të qëndrojë pushim deri në fund të këtij sezoni.

“Defensa Central” zbulon se Xabi Alonso ka vendosur që tani që destinacioni i tij i ri si trajner do të jetë në Premier League, ku dy janë kandidaturat kryesore: Liverpool ose Manchester City.

Shanset më të mëdha janë te Liverpool, duke ditur që Arne Slot do të largohet në fund të sezonit, gjithmonë nëse reziston deri atëherë. Ndërkohë që Pep Guardiola duket se do të qëndrojë në krye të Manchester City, që në fund të sezonit 2027, kohë kur i mbaron kontrata.

Trajnerin bask e duan edhe në Bundesligë, ku kanë shprehur interes për të klube si Leverkusen apo Eintracht Frankfurt, por Alonso është i bindur që Premier League është destinacioni i duhur për të.

The post Xabi Alonso nuk pret fundin e sezonit, zbulon destinacionin e tij të ardhshëm si trajner appeared first on Telesport.