Xabi Alonso nuk do të shkarkohet edhe nëse humb sot, Real Madrid i vendos afatin e fundit

Sot, Real Madrid do të presë Man. City në “Santiago Bernabeu”, në një ndeshje tejet të rëndëishme për në Champions League. Humbja e fundit në kampionat ndaj Celta Vigo e ka tensiionuar shumë situatën te klubi madrilen.

Madje, këto ditë është përfolur se në rast se Real Madrid do të humbte sot ndaj Man. City, Xabi Alonso do të shkarkohej direkt. Por, “Diario AS” raporton se Real Madrid ia ka vendosur një afat të ri trajnerit bask, që është muaji janar.

Pra, pavarësisht nëse humbet sonte apo jo, Xabi Alonso do të vazhdojë në krye të “Los Blancos” të paktën deri në janar, periudhë e mjaftueshme për të bindur drejtuesit me rezultate dhe lojë në ndeshjet e mebtura deri në fillim të vitit të ardhshëm.

The post Xabi Alonso nuk do të shkarkohet edhe nëse humb sot, Real Madrid i vendos afatin e fundit appeared first on Telesport.