Xabi Alonso nuk ka hequr dorë nga vendimi që ka marrë që kur erdhi në fillim të krye të Real Madridit, Ferland Mendy nuk bën pjesë në planet e tij dhe duhet të largohet.
Ardhja e Alvaro Carreras për 50 milionë euro në krahun e majtë, po ashtu edhe Fran Garcia, i cili tregoi një formë të mirë në ndeshjet e Kupës së Botës për Klube, e “nxjerrin” jashtë loje mbrojtësin francez.
Ferland Mendy, nga ana e tij nuk ka ndërmend të largohet dhe kërkon të qëndrojë deri në fund të kontratës, që skadon në vitin 2027. Drejtuesit e Real Madridit janë të gatshëm të largojnë për një shifër të ulët, 10 milionë euro, por problem mbetet rroga e lojtarit, ku deri tani nuk pranon asnjë ekip ta transferojë për atë rrogë që merr aktualisht në Madrid.
Gjithsesi, deri në fund të merkatos gjithçka mund të ndodhë, por ajo që mund të thuhet me siguri të plotë se Xabi Alonso i ka bërë dalje të plotë Ferland Mendy dhe nuk është fare në planet e tij. Madje, sipas mediave spanjolle, në rast se lojtari nuk pranon të largohet, Alonso është i gatshëm ta “ndëshkojë” duke e përjashtuar nga ekipi i parë.
The post Xabi Alonso nuk bën prapakthehu, këtë lojtar nuk e do në ekip appeared first on Telesport.










