Xabi Alonso në moment të vështirë, duhet të mbajë në ekipin vetëm njërin nga këta dy sulmuesë të rinj

Xabi Alonso duhet të marrë një vendim të vështirë si trajner i Real Madridit. Trajneri bask duhet të vendosë cilin do mbajë mes Endrick ose Gonzalo Garcia. Real Madridi është i qartë se nuk do t’i mbajë të dy në ekipin e parë për sezonin e ardhshëm, sipas asaj që raporton Diario AS. Vetëm njëri prej tyre do të shoqërojë Kylian Mbappe në rotacionin ofensiv.

Endrick nuk arriti dot të tregonte vlerat e tij sezonin e kaluar. Real Madrid ka paguar 60 milionë euro për brazilianin te Palmeiras, por deri tani nuk ka arritur dot të jetë bindës në fushën e lojës.

Në anën tjetër, Gonzalo Garcia i ardhur nga ekipi i të rinjve, shkëlqeu në Kupën e Botës për Klube, ku shënoi 3 gola dhe dha 1 asist. Në fund do jetë Xabi Alonso që do vendosë cilin do mbajë në ekipin e parë. Gjithsesi për tjetrin nuk do të ketë largim përfundimtar nga Real Madrid, por me siguri huazim të thjeshtë diku tjetër.

The post Xabi Alonso në moment të vështirë, duhet të mbajë në ekipin vetëm njërin nga këta dy sulmuesë të rinj appeared first on Telesport.