Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League që “los blancos” do të luajnë sot në mbrëmje në Athinë kundër Olympiacos. “Na duhet një performancë e mirë pas disa ndeshjeve të fundit dhe të rizbulojmë shijen e fitores”, tha Alonso.
“Duhet të luajmë mirë, të qëndrojmë të përqendruar dhe të kuptojmë sa e rëndësishme është kjo ndeshje për kualifikimin. Duam të marrim sa më shumë pikë. Pas ndeshjes me Liverpool dhe dy ndeshjeve të La Liga, tani duam një rezultate të mirë”, tha trajneri i Real Madrid.
Duke folur për menaxhimin e ekipit, ai shtoi: “Puna taktike është po aq e rëndësishme sa puna fizike, por është gjithashtu e rëndësishme që lojtarët të ndihen në formën e tyre më të mirë. Është një proces me ulje-ngritje që duhet të menaxhohet me kujdes. Te Real Madridi, kjo është thelbësore.”
“Kanë kaluar 100 ditë që kur jam në këtë detyrë dhe udhëtimi do të vazhdojë të evoluojë. Ka ende një rrugë të gjatë përpara. Këto tre rezultate nuk ishin ato që donim, por jemi autokritikë dhe sot do të kemi një mundësi tjetër”, shtoi Alonso.
The post Xabi Alonso: Ndaj Olympiacos na duhet një paraqitje e mirë për të lënë pas momentet negative appeared first on Telesport.











