Real Madrid dhe Barcelona kanë filluar që tani me përgatitjet për “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni, e cila do të luhet në “Santiago Bernabeu” më 26 tetor.
Të dyja ekipet pritet të kenë mungesa të rëndësishme në këtë takim. Për Real Madridin pritet të mungojnë dyshja e krahut të djathtë, Alexander Arnold dhe Dani Carvajal. Në këtë situatë, Xabi Alonso do të rikthejë në krahun e djathtë të mbrojtes Federico Valverde-n Uruguiani e ka mbullur këtë pozicion edhe herë të tjerë, në situata emergjente..
Në krahun e majtë, do të luajë si zakonisht Alvaro Carreras. Në qendër të mbrojtjes do jenë Eder Miliato dhe Dean Huijisen. Në rast se mbrojtësi i ri spanjoll nuk arrin dot të rikuperohet në kohë nga shqetësimi muskulor që pësoi së fundmi, atëherë vetëm në këtë rast do luajë Raul Asencio si titullar.
Pjesa tjetër e formacionit, nuk pritet të ketë ndryshime, në rast se nuk do të ndodhë ndonjë dëmtim i paparashikuar në këtë fundjavë në La Liga dhe në mesjavë ndaj Juventusit në Champions League.
The post Xabi Alonso merr dy vendime të rëndësishme për “El Clasico-n” ndaj Barcelonës appeared first on Telesport.