Xabi Alonso: Meritonim barazimin. E dimë që kjo do të kalojë, sepse çdo gjë kalon

Xabi Alonso analizoi humbjen 2-1 ndaj Manchester City duke u përpjekur të shihte anën pozitive, pavarësisht formës së dobët të Real Madridit. Ai vlerësoi qasjen e skuadrës: “E nisëm shumë mirë me golin dhe raste të tjera, por kur nuk je në momentin tënd më të mirë, në 10 minuta përmbysesh me shumë pak. Megjithë vështirësitë dhe dëmtimet, lojtarët dhanë gjithçka”.

Xabi theksoi se ekipi po punon fort dhe ka besim: “Momenti nuk është i mirë…, por kjo do të kalojë. Sepse çdo gjë kalon”. Trajneri foli për objektivin e vazhdimësisë: “Merituam të paktën barazimin, patëm ritëm, përqendrim. Rodrygo bëri një ndeshje të madhe”. Për vërshëllimat në fund u shpreh i qetë: “Janë normale. Këtu kërkesat janë maksimale”.

Sa i përket presionit, Xabi u tregua i vendosur: “Kjo situatë nuk është e re në Madrid. Duhet përballur me përgjegjësi dhe autokritikë”. Ai vlerësoi impaktin e Endrick dhe golin e Rodrygos, ndërsa për Mbappé tha: “Është herët të themi nëse do të luajë të dielën; sot nuk ishte gati”.

Mund të jetë një imazh i ‎futboll, futboll dhe ‎teksti që thotë "‎AIRW ETIH ខត @mnty TIHAD AIRWAYS אום 9 14 11 ( RESULT 1 2 SEANICHEDTE 仙 や مل CITY RODRYGO 28' O'REILLY 35' HAALAND 43' (P)‎"‎‎

The post Xabi Alonso: Meritonim barazimin. E dimë që kjo do të kalojë, sepse çdo gjë kalon appeared first on Telesport.