Xabi Alonso “kopjon” modelin e dikurshëm të Mourinhos te Real Madridi

Xabi Alonso po formëson gradualisht modelin e tij te Real Madridi, me disa ndryshime të dukshme që nga mbërritja e tij verën e kaluar, pas largimit të Ancelottit, përpara Botërorit të Klubeve. Nga rregulla më të rrepta ditore e deri te përdorimi i dronëve për të analizuar stërvitjet nga ajri, shumë gjëra kanë ndryshuar në Valdebebas. Ky i fundit ishte një vendim i pazakontë para ndeshjes ndaj Liverpool-it.

Tradicionalisht, Real Madridi stërvitej në stadiumin ku do të luhej ndeshja, por Alonso vendosi që ekipi të stërvitej në Valdebebas në orën 11:00, më pas të udhëtonte pasdite drejt Liverpool-it, duke shkuar në “Anfield” vetëm për konferencën për shtyp, siç kërkon rregullorja e UEFA-s.

Ky ndryshim rikthen “modelin Mourinho”. Portugezi ishte i vetmi trajner i Realit që kishte preferuar të mos stërvitej në stadiumin e ndeshjes. Tani, Alonso po ndjek të njëjtën rrugë, në xhiron e katërt të Champions-it.

Pas stërvitjes dhe drekës, ekipi do të niset në orën 16:00, do të mbërrijë në Liverpool në 17:35 (ora lokale) dhe do të qëndrojë në hotelin përkatës, ndërsa Alonso dhe një lojtar do të dalin para mediave në “Anfield”.

 

The post Xabi Alonso “kopjon” modelin e dikurshëm të Mourinhos te Real Madridi appeared first on Telesport.