Xabi Alonso mesa duket i ka bërë dalje përfundimisht Raul Asencio-s. Mbrojtësi spanjoll ka treguar një dobësi në dy ndeshjet e fundit që nuk është e përshtatshme për standardet konkurruese të kërkuara nga klubi madrilen. Gabimet e tij në pozicionim dhe mungesa e qetësisë në momente kyçe kanë ndezur kambanat e alarmit.. Xabi Alonso ka qenë i drejtpërdrejtë me drejtuesit e klubit: ai ka nevojë për një mbrojtës që mund të marrë përgjegjësi që nga dita e parë.
Drejtuesit e Realit po ndjekin tre emra. Emri i parë është ai i Piero Hincapie, me të cilin Alonso ka punuar te Leverkusen. Ekuadoriani 23 vjeç, luan si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe në krahun e majtë. Emri i dytë është ai i Ibrahima Konate, francezi është tashmë një qendërmbrojtës i sprovuar dhe është në vitin e fundit të kontratës me Liverpool-in. Deri tani nuk ka shenja për rinovim mes palëve dhe 26-vjeçari mund të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme, por Alonso nuk pret dot aq gjatë…
Emri i tretë është ai i Cristian Romero, mbrojtësi argjentinas i Tottenham, i cili ka kërkuar të largohet nga klubi londinez këtë verë dhe mund të jetë një alternativë e mirë për Xabi Alonso-n.
The post Xabi Alonso kërkon qendërmbrojtës, drejtuesit e Realit po ndjekin 3 emra appeared first on Telesport.