Xabi Alonso, trajneri i Real Madrid, foli për trion sulmuese Mbappé-Vinicius Jr-Rodrygo para ndeshjes me Real Sociedad. Ai theksoi: “Mbappé është në formë të shkëlqyer, sportivisht dhe personalisht. Pas sezonit të parë, mezi pret të luajë përsëri. Po përshtatet plotësisht në rolin e tij të ri”.
Alonso shpjegoi se, megjithëse sezonin e kaluar, Mbappé shpesh luante me Vinicius Jr dhe Rodrygo, tani ky i fundit nuk duket titullar i pandryshueshëm. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që trioja të luajë përsëri bashkë:
“Mund të luajnë së bashku, e bëjnë këtë prej kohësh. Nuk është e përjashtuar. Nëse nuk e kemi aplikuar ende këtë sezon, kjo nuk do të thotë asgjë. Nuk mund të nxjerrim përfundime pas vetëm tri ndeshjesh”. Një situatë luksi, që vetëm klube si Real Madridi mund ta kenë.
Java e 4-t e La Liga-s
12 shtator
Sevilla-Elche 2-2
13 shtator
Getafe-Real Oviedo
Real Sociedad-Real Madrid
Athletic Bilbao-Alaves
Atletico Madrid-Villarreal
14 shtator
Celta Vigo-Girona
Levante-Betis Siviglia
Osasuna-Rayo Vallecano
Barcelona-Valencia
15 shtator
Espanyol-Valencia
The post Xabi Alonso ka zhbërë “tridentin” sulmues të Ancelottit: Mos më gjykoni vetëm pas tri ndeshjesh appeared first on Telesport.