Në një intervistë, ish-mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, foli për situatën aktuale te “los blancos”, duke mbrojtur trajnerin Xabi Alonso.
Gjermani ka theksuar se sa e vështirë është të stërvitësh një klub si Real Madrid. “Këtu, fiton dhe askush nuk është i lumtur”, u shpreh Toni Kross, që ka fituar gjithçka në karrierën e tij si madrilen.
Më tej, ai shtoi: “Nëse barazon ose humbje kritikohesh menjëherë, ndaj kjo nuk është e drejtë”.
“Xabi Alonso ka cilësi të shkëlqyera si trajner dhe e njeh mjedisin, por atij i duhet kohë për të përcjellë idetë e lojën e tij. Gjithsesi, kjo gjë është pothuajse e pamundur ta kesh në Madrid”, tha Toni Kross.
The post “Xabi Alonso ka nevojë për kohë, por te Real Madrid ajo nuk është kurrë e mjaftueshme” appeared first on Telesport.










