Xabi Alonso i ka idetë e qarta, ja plani special që ka për talentin Franco Mastantuono

Xabi Alonso i ka idetë shumë të qarta për mënyrën si do luajë sezonin e ri dhe pozicionin që do të kenë transferimet e reja në skuadër. Franco Mastantuono do të jetë një lojtar kyç në projektin e tij të ri te Real Madridi dhe do të ketë një pozicion të qartë në fushë që nga dita e tij e parë kur të mbërrijë në Madrid.

Alonso ka vendosur që Franco Mastantuono do të luajë në krahun e djathtë të formacionit 4-3-3 që ai planifikon të zbatojë sezonin e ardhshëm, një veprim që pasqyron besimin e madh që ka te talenti 17-vjeçar. Qëllimi i Alonsos është i qartë: të ndërtojë një front sulmues që kombinon shpejtësinë, driblimin dhe kreativitetin.

Vinícius do të ruajë rolin e tij të zakonshëm në të majtë, Mbappe në qendër të sulmit dhe Mastantuono në krahun e djathtë të sulmit. Por, nuk përjashtohet mundësia që, në disa ndeshje, ai të veprojë si organizator, rol që e ka kryer më së miri në shume ndeshje te River Plate. Me besimin e marrë nga Xabi Alonso, Mastantuono i ka të gjitha mundësitë të bëhet një yll i madh i futbollit botëror te Real Madrid.

The post Xabi Alonso i ka idetë e qarta, ja plani special që ka për talentin Franco Mastantuono appeared first on Telesport.