Xabi Alonso: Goli nuk varet vetëm nga Mbappé, është punë e gjithë ekipit

Real Madridi rikthehet në fushë nesër, në orën 21:00, kundër Elche. Në konferencën për shtyp, trajneri madrilen foli për gjendjen fizike të ekipit, mungesat e mundshme dhe problemet me golin në ndeshjet e fundit.

Përshtypja e përgjithshme e ekipit – “Të gjithë kanë ardhur mirë dhe me energji positive nga kombëtaret. Nesër kemi një ndeshje të vështirë. Kemi ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe Champions. Energjia është e mirë, kemi nevojë për të gjithë”.

Kritikat – “E dimë ku jemi, i dimë kërkesat e Real Madridit. Kritikat i marrim me normalitet”.

Gjendja fizike – “Nuk e lidh momentin tonë me aspektin fizik. Kemi hyrë në një fazë shumë kërkuese. Ka shumë ndeshje dhe duhet të jenë të gjithë gati. Me dëmtimet duhet të bashkëjetojmë, shpresojmë ta ulim pak kohën e rikuperimit të Militaos”.

Situata e Trent – “Ky pushim na ka ndihmuar ta rikuperojmë. Edhe Fede mund të luajë aty. Me Trent në formë të mirë kemi më shumë opsione”.

Mbappé dhe ndeshjet pa shënuar – “E kemi analizuar situatën. Nuk është vetëm Kylian, goli është puna e gjithë ekipit. Duhet të gjejmë alternativa. Edhe goditjet e dënimit duhen shfrytëzuar. Golat do të kthehen, pa dyshim”.

Rikthimi i Rüdiger – “Shumë i rëndësishëm, sidomos tani pas dëmtimit të Mili. Ndoshta nesër jo, por në Athinë do të jetë”.

The post Xabi Alonso: Goli nuk varet vetëm nga Mbappé, është punë e gjithë ekipit appeared first on Telesport.