Vetëm pak ditë pas shkarkimit nga Real Madridi, Xabi Alonso mund të rikthehet shumë shpejt në punë dhe sërish në Bundesligë. “Bild” zbulon se Eintracht Frankfurt është gati t’i besojë stolin trajnerit bask, pas situatës jo të mirë që po kalon momentalisht ky ekip në kampionat.
Trajneri aktual, Dino Toppmoller, është në fije të perit për shkak të rezultateve të javëve të fundi. “Bild” zbulon se drjtori sportiv i “Shqiponjave”, Markus Krösche, po punon për të bindur Xabi Alonso-n për të marrë drejtimin e Eintracht Frankfurt.
Megjithatë, duket e vështirë që Xabi Alonso t’i thojë “po” propozimit të klubit të Bundesligës, duke ditur se ka shumë pak ditë që u largua nga Real Madrid dhe ka nevojë për më shumë kohë për të pushuar para se të rikthehet në aksion.
Për trajnerin bask ka interes edhe nga Premier League, ku ekipet e mëdha si Liverpool e Manchester City mund të ndërrojnë trajner në fund të sezonit dhe Alonso përflitet që tani si një nga emrat që mund të pasojë Pep Guardiolën apo Arne Slot. Por, për momentin pista kryesore është ajo e Eintracht Frankurt.
The post Xabi Alonso drejt rikthimit në Bundesligë, por jo te Leverkusen appeared first on Telesport.










