Xabi Alonso “blen kohë”… Sevilla si test i ri për të ardhmen, por situata mbetet e pasigurt

Fitoret ndaj Alavés në La Liga dhe Talavera në Kupën e Mbretit i kanë “blerë kohë” Xabi Alonsos, por nuk japin garanci për të ardhmen. Sipas “MARCA”, krediti i trajnerit të Real Madridit mbetet minimal dhe dy sukseset radhazi nuk i kanë zhdukur dyshimet, sepse loja nuk po përmirësohet dhe projekti sportiv duket i bllokuar.

Ndeshja e së shtunës me Sevilla do të hapë një fazë të re reflektimi në klub, por e ardhmja e Alonsos nuk duket e sigurt, përveç nëse vjen një reagim bindës dhe i qëndrueshëm. Edhe në rast kalimi të këtij testi, Superkupa e Spanjës do të ishte prova vendimtare. Kundër Atlético Madridit dhe Barcelonës, vetëm fitorja do t’i garantonte qëndrimin deri në fund të sezonit.

Sipas gazetës madrilene, angazhimi dhe qëndrimi i lojtarëve janë përmirësuar, por mungon identiteti i qartë i lojës dhe shenja të një kthese pozitive. Madje, pa pritjen vendimtare të Luni në fund, ndaj Talavera, mund të flitej për shkarkim. Drejtuesit janë befasuar nga mungesa e përgjigjeve të pritura, ndërsa Alonso përpiqet të balancojë egot në dhomat e zhveshjes, shenjë e humbjes së kontrollit, pasojë edhe e viteve të tranzicionit të klubit.

The post Xabi Alonso “blen kohë”… Sevilla si test i ri për të ardhmen, por situata mbetet e pasigurt appeared first on Telesport.