Xabi Alonso akuzon për “trukim” të La Ligës: Kjo gjë shtrembëron konkurrencën

Vendimi i La Ligës për të lejuar që ndeshja mes Villarrealit dhe Barcelonës të luhet në Miami në SHBA ka rritur pakënaqësitë e klubeve të tjera në Spanjë. Shoqata e Futbollistëve Spanjollë (AFE) tha të premten se do të ketë një “protestë simbolike” në fillim të çdo ndeshjeje të La Ligës këtë javë.

Në ndeshjen Real Oviedo-Espanyol, lojtarët refuzuan të lëviznin për 15 sekondat e para të ndeshjes, megjithëse transmetimet e ndeshjes nuk e treguan këtë. E njëjta gjë ndodhi edhe në sfidën e sotme mes Sevilla-s dhe Mallorca-s.

Ndërkohë, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, i pyetur për këtë vendim të La Ligës, përsëriti qëndrimin e tij të dy muajve më parë.

“Opinioni im nuk ka ndryshuar, mbetet ai që kisha dy muaj më parë. Unë jam kundër vendimit që ndeshjet e La Ligës të luhen diku tjetër, kjo gjë shtrembëton kampionatin dhe prish garën. Nuk ka pasur unanimitet apo konsultime që ndeshja të luhet në fushë neutrale. Përsa i përket protestave kundër këtij vendimi, janë një gjë shumë pozitive”, tha Alonso.

The post Xabi Alonso akuzon për “trukim” të La Ligës: Kjo gjë shtrembëron konkurrencën appeared first on Telesport.