“World Legends Cup” 2026 rikthehen në fushë Buffon, Cannavaro dhe Materazzi. Maldini trajner

Brazili do të mikpresë më 2026 edicionin e parë të “World Legends Cup”, një turne ndërkombëtar që rikthen në fushë disa nga ikonat më të mëdha të historisë së futbollit botëror. Turneu fillon në Rio de Janeiro, ku u prezantua në konferencë për shtyp, dhe do të përfshijë ish-kampionët që përfaqësojnë sërish kombëtaret e tyre, në një format të ri që synon të festojë trashëgiminë sportive dhe të promovojë iniciativa me ndikim social.

Italia, me kampionët dhe traditën e saj, do të jetë një nga shtyllat e këtij eventi që synon të bëhet ngjarje globale. Turneu do të përfshijë 8 përfaqësuese: Brazil, Itali, Argjentinë, Francë, Spanjë, Holandë, Nigeri dhe Arabia Saudite, me mbi 170 ish-lojtarë që kanë shënjuar gjenerata të tëra.

Kombëtaren italiane do ta drejtojë Paolo Maldini, ndërsa ndër protagonistët e konfirmuar janë Gianluigi Buffon, Fabio Cannavaro dhe Marco Materazzi, 20 vite pas Botërorit të fituar. Buffon do të jetë edhe kapiten i skuadrës axurre. Yjet e tjerë përfshijnë Kaká, Romário, Bebeto, Roberto Carlos (Brazil), Thierry Henry (Francë), Iker Casillas (Spanjë), Edwin van der Sar (Holandë) dhe Javier Zanetti (Argjentinë).

Clarence Seedorf, bashkëthemelues dhe ambasador i projektit, do të jetë një nga figurat kryesore. Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Nilton Santos”, ndërsa finalet dhe ceremonia përmbyllëse do të jenë në “Maracanã”. Ndeshjet do të jenë me 11 lojtarë, nga 60 minuta lojë secila.

 

The post “World Legends Cup” 2026 rikthehen në fushë Buffon, Cannavaro dhe Materazzi. Maldini trajner appeared first on Telesport.