Lidhur me sulmin e Izraelit ndaj Katarit në shtator, Witkoff tha se si ai ashtu edhe Kushner ndiheshin “pak të tradhtuar”.
Zyrtarët e administratës Trump që ndërmjetësuan armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit – i dërguari special Steve Witkoff dhe dhëndri i tij Jared Kushner – ndanë detaje për marrëveshjen në emisionin 60 Minutes të CBS News, në prag të transmetimit të episodit të së dielës.
Duke folur për sulmin e Izraelit ndaj Katarit në shtator, Witkoff tha se si ai ashtu edhe Kushner “u ndjenë pak të tradhtuar”.
Sipas Kushner, Trump besonte se “izraelitët po dilnin pak jashtë kontrollit” dhe se “kishte ardhur koha t’i ndalonte nga veprime që nuk ishin në interesin e tyre afatgjatë”.
Ai iu referua goditjeve të Izraelit ndaj udhëheqjes së Hamasit në Katar, të kryera ndërkohë që po zhvilloheshin bisedimet për lirimin e pengjeve dhe arritjen e armëpushimit.
Witkoff shtoi se këto sulme “patën një efekt zinxhir”, duke dëmtuar besimin e ndërmjetësve rajonalë.
“Ne kishim humbur besimin e katariotëve. Kështu që Hamasi kaloi në fshehtësi dhe ishte shumë, shumë e vështirë të arrije tek ata”, u shpreh ai.
Lidhur me ndërmjetësimin e Katarit me Hamasin, Witkoff tha se pas sulmeve, “U bë shumë e qartë se sa e rëndësishme ishte kjo”.