Liverpool ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë 1-2 ndaj Tottenham, në supersfidën e luajtur në Londër, e vlefshme për javën e 17-të në Premier League.
Tottenham luajti pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak. Xavi Simons u ndëshkua me karton të kuq pas sinjalizimit të VAR, për një ndërhyrje të rrezikshme me takë nga pas ndaj Virgil van Dijk, në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Në fillim të pjesës së dytë, Alexander Isak futet në fushë në vend të Conor Bradley, i dëmtuar. Pikërisht pak minuta më pas, suedezi bëhet protagonist dhe zhbllokok shifrat. Pas një topi të humbur të Cristian Romero dhe kombinimit Ekitike, Wirtz, gjermani asiston për Isak, suedezi dërgon topin në rrjetë. Ndërkohë, për Wirtz është asisti i parë në Premier League.
Në momentine shënimit të golit, Isak përplaset në dyluftim e sipër me Micky van de Ven dhe dëmtohet. Suedezi largohet i dëmtuar me barrelë dhe në pmaje të parë duket se bëhet fjalë për një lëndim serioz. Në minutën e 65-të, Liverpool shënoi golin e dytë. Jeremy Frimpong kroson, Hugo Ekitike shënon me kokë.
Në minutën e 83-të, Richarlison i sapo futur në fushë ngushton shifrat për Tottenham dhe rihap takimin. Braziliani shënoi pas një rrëmuje të krijuar në zonë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Në minytat shtesë, Tottenham mbetet me 9 lojtarë, pasi Cristian Romero merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë fushën.
Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund, Liverpool fiton 1-2 dhe ngjitet në vendin e 5-të me 29 pikë. Tottenham mbetet në vendin e 13-të me 22 pikë.
The post Wirtz jep asistin e parë, Isak i pafat, por një super Ekitike. Liverpool me fitore të madhe ndaj Tottenham (video) appeared first on Telesport.














