Zëvendëspresidenti i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson, që është duke qëndruar në Kosovë në krye të një delegacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka komentuar politikën e Perëndimit karshi marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Po shoh nga aleatët perëndimorë gatishmëri politike. Macron dhe Merkel duan që t’iu përfshijë të gjithëve. Këtë gatishmëri e ka edhe Uashingtoni, Parisi, Berlini, Londra. Një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës do të ndryshonte lojën, do të hapte procese shumë të intensifikuara në të ardhmen”.
“Duhet të pajtohemi edhe në nivelin specifik, këtu dalin në pah edhe ato dallime kryesore. Negociatat mes Vuçiqit dhe Thaçit është mënyra për të gjetur rrugën përpara”.
“Gjatë këtyre tetë vjetëve të negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit do të kisha dëshirë të kishim pasë më shumë përparim sesa që kemi. Jam mirënjohës i BE-së që ka bërë një përparim në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentët dhe çështje të tjera praktike që kanë rëndësi për njerëzit”.
“20 vjet pas çlirimit, 11 vjet pas pavarësisë. Mendoni ku kemi qenë pas Luftës së Dytë Botërore. Ku kemi qenë 20 vjet më vonë, në mesin e një boom të madh ekonomik mes Francës dhe Gjermanisë”.
“Mendoni edhe këtë që ka ndodhur në Ballkan. Duhet të jemi mjaft të kënaqshëm dhe të jemi më shumë ambiciozë dhe të kemi lidership këtu. Unë shpresoj që BE-ja të merr mësim historie dhe të ketë ambicie si SHBA. Bota nuk do t’ju presë që të ecni edhe përpara”.
Wilson në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës tha se ka respekt për udhëheqësit kosovarë, me të cilët edhe u takua sot.
“Kam shumë respekt për udhëheqësit kosovarë, për kurajën që ka pasë presidenti Thaçi për të dhënë nismën në këtë proces. Nevojitet kurajë dhe guxim politik për këtë. Është e lehtë të mbash status quo, por të duhet të shkosh përpara. Edhe kryeministri Haradinaj ka bërë të njëjtën”.
“Ajo që dua të shoh është që Thaçi dhe Haradinaj të bashkohen dhe të ndihmojnë në ndërtimin e një konsensusi në vend. Po ashtu edhe me opozitën sepse kjo është në të mirën e kosovarëve. Duhet të keni debat të dobishëm për arsimin, shëndetësinë dhe ekonominë”.
“Pengesa e mospasjes së një marrëveshje me Serbinë përdoret edhe si arsye. Duhet të ndërtojnë një konsensus të vendit për t’i shtyrë gjërat përpara”.
“Po të ishte e lehtë arritja e një marrëveshje, tashmë do ta kishim. Do të shkoj në Beograd dhe do të ulem me Vuçiqin dhe besoj se edhe ai dëshiron të ketë një zgjidhje për rajonin. Serbia mund të jetë një motor i shtytjeve, e ardhmja e Serbisë duhet të jetë në Europë, prandaj edhe i duan gjithë ato investime”.
“Vuçiq ka përgjegjësinë për të ndërtuar të ardhmen e Serbisë, nëse ka ngecur në këtë marrëveshje, nacionalistët që nisën drejt kufirit nuk çojnë në paqe. Ai dëshiron që të arrihet marrëveshja, Serbia duhet të fitojë diçka dhe Kosova duhet të fitojë diçka”.
Wilson ka komentuar edhe idenë për shkëmbim apo korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se SHBA nuk ka vija të kuqe në këtë drejtim.
“Pikëpamja ime fundamentale është se kosovarët dhe serbët duhet të pajtohen. Udhëheqësit e këtij vendi duhet të bisedojnë me palën serbe. E kuptoj se ka gjithë ato çështje të ndjeshme, ky është Ballkani. Kemi parë çka ka ndodhur në të kaluarën, e dimë se çfarë lojëra duan njerëzit, i kemi parë ato edhe tek të tjerët”.
“Por ta shohim marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës, në fund e kemi pasur atë. Çfarë të merren vesh Athina dhe Shkupi dhe nëse do ta mbështesim. Edhe sot nëse grekët dhe çipriotët të pajtohen edhe SHBA do ta pajtohen atë. Kjo është premisa”.
“Nuk mendoj që Uashingtoni po shtyn çështjen e territorit apo kufirit, por po përpiqemi të shtyjmë mbështetjen më të madhe për udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë që mund të pajtohen”.
“Këtë e kemi dëgjuar nga Uashingtoni, ky është qëndrimi i administratës. Kjo nuk do të thotë që ata po e nxisin këtë. Në administratë po thonë ne nuk kemi vija të kuqe por nuk kemi as check blanco. Ky nuk është pozicion i keq, por dëshirojmë që të jemi një garantues i fuqishëm i kësaj ujdie”.
“Duhet një mbështetje e qëndrueshme për të dy palët Kosovë dhe Serbi dhe këtu qëndron edhe sfida. Kjo ide do të ishte edhe më shumë kundërthënëse. Çdo marrëveshje duhet të mos hapë ndasi dhe ndjenja të reja të ndasive, por duhet ti varrosë ato që të mbyllë një kapitull të së kaluarës dhe për të ecur drejt të ardhmes”.