Aktori 44-vjeçar, William Levy ka reaguar për herë të parë pas arrestimit, duke dhënë një deklaratë për mediat, teksa po largohej nga burgu i qarkut Broward.
Aktori pranoi se e kishte tepruar me pijen, por mohoi të kishte nisur ndonjë debat me dikë tjetër.
Gjithashtu, ai mohoi të jetë treguar agresiv me punonjësit e restorantit ku ndodhej.
“Unë u përpoqa të qëndroja i qetë gjatë gjithë kohës. Në fund isha unë ai që duhej të largohej,” tha ai.
Nga ana tjerët ai përshkroi edhe eksperiencën në qeli.
“Ishte normale. Nuk e di nëse bëra miq të mirë, por takova disa njerëz të rinj.”
William pagoi një garanci prej 500 dollarësh për t’u liruar. Ai u arrestua nën akuzë për dehje dhe si pasojë shkaktim të shqetësimit publik.
Për momentin, as ish-partnerja dhe as fëmijët e yllit të telenovelave spanjolle nuk e kanë komentuar situatën në rrjetet sociale.