Warriors, Pelicans dhe Curry arritën rekorde të reja të tre pikëshave në NBA

Golden State Warriors fitoi kundër New Orleans Pelicans me rezultat 147:140 në kuadër të ligës së NBA-s.
Në një ndeshje ku u realizuan pothuajse 300 pikë u arritën dy rekorde botërore. Një minutë dhe 25 sekonda para përfundimit të lojës, Draymond Green realizoi trepikëpshin e 42-të në një ndeshje, e cila është një numër rekord në ligën më të fortë të basketbollit.
Një rekord është arritur nëntë ditë më parë, kur Sacramento së bashku me Golden State shënuan 41 trepikësha.